Sulmet e vazhdueshme në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia synojnë drejtpërdrejt ndërprerjen e furnizimit me energji për ukrainasit, ka pretenduar Kievi, raporton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Yuriy Sak tha se bombardimet e rinovuara gjatë fundjavës ishin pjesë e një “fushate gjenocidale ruse për të ngrirë deri në vdekje ukrainasit, për t’i privuar ukrainasit nga energjia elektrike”.
Ai i tha BBC-së se Moska po përpiqet të “ngrijë frontin”, duke shtuar: “Sepse [rusët] nuk po arrijnë asgjë në fushën e betejës dhe ata po kërkojnë me dëshpërim një mënyrë për të arritur atë që ata e quajnë një pauzë operacionale në front .”
Sak shtoi se nuk do të ketë “asnjë pauzë” nga pala ukrainase këtë dimër.
Siç kemi raportuar, Rusia dhe Ukraina vazhdojnë të fajësojnë njëra-tjetrën për sulmet në Zaporizhzhia, termocentrali më i madh bërthamor në Evropë.
Vendi mbetet nën pushtimin rus, por drejtohet nga ukrainasit.
Sot, Kremlini tha se ishte “i shqetësuar” për bombardimet e supozuara të Ukrainës mbi termocentralin gjatë fundjavës, duke thënë: “Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve të botës të përdorin ndikimin e tyre në mënyrë që forcat e armatosura ukrainase të ndalojnë së bërëi këtë.”
Si gjithmonë, Ukraina e kundërshton këtë, duke thënë se Rusia e kishte goditur vendin./FolDrejt/