Ministria e Jashtme e Ukrainës ka kritikuar presidentin kroat Zoran Milanoviq për deklaratën e tij ku thotë se Krimea nuk do të kthehej kurrë në kontrollin ukrainas, duke e përshkruar komentin e tij si “të papranueshëm”, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Në komentet e së hënës duke detajuar kundërshtimin e tij ndaj Zagrebit që t’i jepte ndihmë ushtarake Kievit, Milanoviq tha se ishte “e qartë” se gadishulli i Detit të Zi, të cilin Rusia e mori nga Ukraina në 2014, “nuk do të jetë më kurrë pjesë e Ukrainës”.
“Ne i konsiderojmë të papranueshme deklaratat e presidentit të Kroacisë, i cili në fakt hodhi dyshime mbi integritetin territorial të Ukrainës”, shkroi në Facebook zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko. /FolDrejt/