Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka vlerësuar presidentin rus, Vladimir Putin, për “tejkalimin e sfidave dhe kërcënimeve nga SHBA-ja dhe për mbrojtjen e vendosur të dinjitetit të shtetit dhe interesave themelore”.
Duke uruar presidentin Putin për ditëlindjen e tij të 70-të, Kim në një mesazh tha se Putin prej kohësh ka kryer aktivitete energjike me përgjegjësinë e rëndë të kreut të shtetit dhe se ka arritur suksese të jashtëzakonshme në arritjen e qëllimin të madh strategjik për ndërtimin e një Rusie të fuqishme, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Sot, Rusia po thyen sfidat dhe kërcënimet e SHBA-së dhe forcave të saj vasale dhe po mbron me vendosmëri dinjitetin dhe interesat themelore të shtetit. Është e paimagjinueshme përveç lidershipit tuaj të jashtëzakonshëm dhe vullnetit të fortë”, tha Kim në mesazhin e tij të publikuar nga Agjencia Qendrore e Lajmeve Koreane.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut është zotuar të forcojë lidhje me Moskën në mënyrë që të promovojë paqen dhe stabilitetin rajonal.
“Jam i gëzuar për faktin se mbështetja dhe bashkëpunimi i ndërsjellë mes dy vendeve janë forcuar në mënyrë të paprecedentë në luftën për të zhvilluar marrëdhëniet tradicionale të miqësisë dhe bashkëpunimit midis Koresë së Veriut dhe Rusisë në një fazë më të lartë”, tha Kim.
Pheniani mbështeti Moskën edhe të martën, duke miratuar vendimin e katër rajoneve të Ukrainës për t’iu bashkuar Rusisë./FolDrejt/