Koreja e Veriut ka nisur “nëndetësen e saj të parë operative të sulmit bërthamor”, një pjesë kyçe e planit të liderit Kim Jong Un me qëllim të ndërtimit të një marine të armatosur me armë bërthamore, sa për t’i kundërshtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), dhe aleatët e saj aziatikë, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Nëndetësja nr 841 – e quajtur Hero Kim Kun Ok sipas një figure të shquar historike të Koresë së Veriut – u nis të mërkurën me Kimin që mbikëqyrte ngjarjen, sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve (KCNA).
Nëndetësja ishte projektuar për të lëshuar armë bërthamore taktike nga nënujore, tha KCNA, dhe “paralajmëroi fillimin e një kapitulli të ri” për marinën e Koresë së Veriut.
Nuk u specifikua numri i raketave që anija mund të mbante dhe të gjuante, por pas analizimit të fotove të medias shtetërore, disa ekspertë sugjeruan se do të kishte aftësinë të mbante 10 nga armët Pukgoksong-3 të Koresë së Veriut dhe t’i gjuante ato nga nënuji.
Analistët thanë se shumë gjëra mbetën të panjohura.
“Kjo është shumë e re,” tha Robert Kelly, një profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, në Universitetin Pusan në Korenë e Jugut. “Çështja thelbësore është sistemi i shtytjes; sa më i zhurmshëm të jetë, aq më lehtë është ta gjesh. Nuk është vërtet e qartë nëse raketat me rreze të gjatë veprimi të Koresë së Veriut kanë udhëzim të mirë për t’u ulur në një objektiv specifik, kështu që nëndetësja ndoshta nuk do të ishte në gjendje të shkojë aq larg.”/FolDrejt/