Presidenti i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në shoqërinë e vajzës së tij, pa një simulim të një reagimi të mundshëm ushtarak me armë bërthamore ndaj fqinjit të tij jugor si dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Vajza e tij është 10 vjeçe dhe gjatë simulimit të sulmit kanë ndjekur gjithçka bashkë, ndërsa ai ka shpjeguar detajet.
Agjencia thotë se stërvitjet përfshinin lëshimin e raketave me rreze të shkurtër veprimi, por është e pazakontë që njëra prej raketave të ishte gjuajtur nga një kapanon i varrosur.
Mund të ndihmojë në rritjen e shpejtësisë dhe stabilitetit në testet e ardhshme të raketave balistike ndërkontinentale (ICBM).
Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA, raportoi se stërvitjet ishin krijuar për të forcuar “aftësinë e parandalimit të luftës dhe kundërsulmit bërthamor”, duke pretenduar se Uashingtoni dhe Seuli po bënin një “përpjekje të qartë për të nisur një luftë” kundër Koresë së Veriut.
“Stërvitja kishte për qëllim të demonstronte vullnetin tonë të vendosur për të dhënë një përgjigje të vërtetë luftarake dhe për të dërguar një paralajmërim për armikun që po zgjeron stërvitjet e tij agresive të luftës”, raportoi KCNA.
Agjencia shton se gjatë stërvitjeve, një raketë balistike e pajisur me një kokë të rreme bërthamore fluturoi 800 kilometra përpara se të godiste objektivin sipas skenarit të një sulmi taktik bërthamor.
Si kujtesë, në fillim të këtij muaji, Koreja e Jugut dhe ShBA kryen stërvitje të përbashkëta ushtarake ajrore dhe detare.
Në to morën pjesë edhe bombarduesit amerikanë B-1 dhe muajin e kaluar ata zhvilluan stërvitje simuluese të një sulmi bërthamor nga Koreja e Veriut. /FolDrejt/