Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un urdhëroi mbylljen e qytetit të Hyesan pasi 653 fishekë municionesh u gjetën të zhdukur gjatë një tërheqjeje të fundit ushtarake. Autoritetet urdhëruan menjëherë një kontroll të detajuar shtëpi më shtëpi, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Zhdukja e municionit u zbulua më 7 mars, kur ushtarët e Korpusit të 7-të të Ushtrisë Popullore të Koresë së Veriut po tërhiqeshin nga zona përreth qytetit, e cila ndodhet në kufirin me Kinën. Ata u vendosën atje në 2020 për të zbatuar mbylljen e kufijve në fillim të pandemisë Covid-19.
“Ata u tërhoqën plotësisht midis 25 shkurtit dhe 10 marsit, por ka një hetim të gjerë për humbjen e municioneve gjatë procesit të evakuimit,” tha një banor i provincës veriore Ryanggang për Shërbimin Korean të RFA, duke folur në kushte anonimiteti për arsye sigurie. /FolDrejt/