Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un tha sot se Rusia do të fitojë luftën kundër, siç tha ai, “imperialistëve”, njoftoi agjencia e lajmeve nga Pheniani, KCNA.
Reuters raporton se Koreja e Veriut ka krijuar lidhje të ngushta me Kremlinin dhe ka mbështetur Moskën pasi sulmoi Ukrainën vitin e kaluar, duke përfshirë njohjen e pjesëve të aneksuara të Ukrainës, një lëvizje që shumica e anëtarëve të Kombeve të Bashkuara e kanë quajtur të paligjshme.
“Popull i Rusisë, ne ju dërgojmë përshëndetjet tona të ngrohta për ju, si dhe për ushtrinë ruse dhe qytetarët që po luftojnë për të drejtën e tyre të shenjtë për të ruajtur paqen në botë,” raportoi KCNA letrën e Kim drejtuar presidentit rus Vladimir Putin./FolDrejt/