Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un vizitoi sot një satelit spiun ushtarak në Agjencinë Hapësinore të Koresë së Veriut dhe miratoi planin e ardhshëm të veprimit për nisjen e tij.
Me atë rast, ai deklaroi se zbulimi nga hapësira është vendimtar për përballjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Korenë e Jugut, transmeton AP.
Përkundër faktit se nuk është shpallur data e lëshimit, disa analistë besojnë se kjo mund të ndodhë në javët e ardhshme, por ata theksojnë se sateliti është shumë i vogël dhe nuk mund të mbështesë pamjen e imazheve me rezolucion të lartë, raporton agjencia amerikane, transmeton Fol Drejt.