Shkrimtari Kim Mehmeti përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka reaguar lidhur me gjendjen aktuale në Gaza.
“Sot nuk bëhet fjalë për atë se kënd je duke e përkrahur, por për atë sa je njeri.
Këtë e dinë edhe hebrenjtë që e kanë ngritur zërin kundër gjenocidit në Gazë.
Siç duket këtë nuk e kanë kuptuar vetëm ‘izraelitët’ shqiptarë, të cilët nuk i turpërohen as shurdhërisë, as verbërisë së vet, e që i pengon të dëgjojnë piskamën e fëmijëve palestinezë dhe të shohin se si Gaza ujitet me gjakun e pafajësisë fëmijërore. Sa e mjerueshme është të jetosh në kohë kur pakësohet raca Njerëzore dhe kur nuk ka kush të turpërohet!”, ka shkruar shkrimtari Kim Mehmeti.