Kina ka anuluar vizitën e kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borell, në atë vend, ku ai duhej të qëndronte javën e ardhshme, njoftoi sot zëdhënësja për politikë të jashtme dhe siguri të Komisionit Evropian, Nabila Masrali.
“Fatkeqësisht, kolegët nga Kina na kanë informuar se datat e planifikuara për javën e ardhshme nuk janë më të mundshme dhe se tani duhet të kërkojmë alternativa”, tha Masrali në një deklaratë me shkrim për Reuters.
Ambasadori i BE-së në Pekin, Jorge Toledo, ka njoftuar më parë se Borelj do të mbërrijë në Pekin më 10 korrik dhe do të takohet me kreun e diplomacisë kineze, Qin Gang./FolDrejt/