Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës njoftoi sot se nevojitet një kujdes i madh për zgjerimin e NATO-s drejt lindjes, pasi mediat raportuan se Aleanca planifikon të hapë një zyrë në Japoni për të lehtësuar konsultimet me aleatët në rajon.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning tha se kontinenti aziatik është i hapur për bashkëpunim dhe zhvillim, por se nuk duhet të jetë një arenë lufte gjeopolitike, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
“Zgjerimi i vazhdueshëm drejt lindjes i NATO-s në rajonin e Azisë-Paqësorit, ndërhyrja në çështjet rajonale, përpjekjet për të shkatërruar paqen dhe stabilitetin rajonal dhe presioni ndaj konfrontimit të bllokut kërkojnë që vendet në rajon të jenë në gatishmëri të lartë”, tha Mao në një konferencë për shtyp./FolDrejt/