Vazhdimi i negociatave për Ukrainën nuk mund të pritet për shumë vite dhe është e nevojshme të krijohen kushtet për fillimin e bisedimeve, tha sot përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB Zhang Yun.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjendet një zgjidhje e menjëhershme politike për krizën. Nuk ka përgjigje të thjeshtë për këtë çështje komplekse. Çdo zgjidhje gjithëpërfshirëse gjithmonë fillon me hapin e parë. Vazhdimi i dialogut dhe negociatave nuk mund të pritet për shumë e shumë vite. ” tha Zhang në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, raporton TASS.
“Duhet të krijojmë kushte për negociata dhe jo të hedhim benzinë në zjarrin e konfliktit për të përfituar, siç po bëjnë disa vende”, tha Zhang dhe bëri thirrje për një zgjidhje urgjente politike të krizës në Ukrainë./FolDrejt/