Kina ka dënuar sanksionet e SHBA-së kundër kompanive dhe individëve kinezë për përfshirjen e tyre të dyshuar në tregtinë e fentanylit, njoftoi sot Ministria e Jashtme kineze.
“Kina, në frymën e humanitarizmit, është përpjekur të ndihmojë SHBA-në sa më shumë që të jetë e mundur,” tha zëdhënësi i ministrisë Wang Wenbin në një konferencë të rregullt për shtyp, sipas Reuters.
Wang tha se duke vendosur vazhdimisht sanksione, Shtetet e Bashkuara po “minojnë seriozisht” bashkëpunimin dypalësh në fushën e kontrollit të narkotikëve./FolDrejt/