Kina ka dërguar tre astronautë të rinj në stacionin e saj hapësinor Tiangong, duke përfshirë një civil për herë të parë.
Misioni i ri është një përvojë e vlefshme për Kinën, e cila ka riafirmuar dëshirën e saj për të dërguar një njeri në Hënë deri në vitin 2030, përcjell Fol Drejt.
Misioni Shenzhou-16 u nis me sukses në orën 9:31 të mëngjesit me orën lokale nga qendra e nisjes në shkretëtirën Gobi.
Civili i parë i Kinës në hapësirë është një shkencëtar 36-vjeçar, i cili do të jetë përgjegjës për eksperimentet në stacionin hapësinor.
Qëndrimi në Tiangong (Pallati Qiellor) do të zgjasë gjashtë muaj./FolDrejt/