Ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna dhe homologu i saj kinez Qin Gang ranë dakord për nevojën për të “zhvilluar një marrëdhënie ekonomike që është sa më e fortë dhe më e ekuilibruar”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme pas takimit të tyre të mërkurën.
Siç raporton Reuters, takimi mes dy ministrave pasoi vizitën e presidentit francez Emmanuel Macron në Kinë në prill, transmeton Fol Drejt.