Biseda për kredi me Bellorusinë, fonde për ndërtimin e urave në Liberia, mundësi për projekte gazi në Timor-Leste, akuza për eksploatim në Tanzani, një diskutim korporatash në Indi, mundësi mbështetje për sektorin privat në Ruanda. Të gjithë këto biseda janë kryer brenda dy-tre javëve të kaluara nga Kina me shtetet respektive, shkruan Economist, përcjell foldrejt.com.
Nga 2000 Kina ka dhuruar më shumë se 700 miliardë dollarë kredi, duke e bërë zyrtarisht kredidhënësen më të madhe botërore, dyfish më shumë sesa Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kombinuar bashkë.
Sipas një studimi të profesorëve të Havardit, Sebastian Jorn dhe Christoph Trebesch, tregon se më shumë se gjysma e borxheve kineze, janë të “fshehura” dhe nuk e di askush për ta. Fjala vjen, në 15 vitet e kaluara Kina ka dhënë borxhe të shumta ndaj Iranit, Venecuelës ose Zimbabves, por askush nuk di saktë sesa.
Sipas autorëve të lartëpërmendur, 50 shtetet e para që kanë marrë më shumë borxhe nga Kina, mesatarisht duhet të kthejnë para sa 17 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo shifër në 2005 ishte vetëm 1 përqind.
Është e vërtetë që Kina shumë shtete i ka nxjerë nga kriza, por gjithashtu është e vërtetë se 60 përqind e borxheve të dhuruara nga Kina kanë interese më të larta dhe kohë më të shkurtër të kthimit.
Në Ballkanin Perëndimor, Mali i Zi është mjaft i lidhur nga investimet dhe borxhet kineze, por Economist shton edhe Bosnjën dhe Maqedoninë Veriore në këtë listë./Foldrejt.com