Kina beson se humbja e ekuilibrit në sigurinë evropiane është shkaku kryesor i krizës ukrainase, tha ministri i Jashtëm kinez Wang Yi në një bisedë me këshilltarin diplomatik të presidentit francez Emanuel Bon.
Wang vlerësoi se është e nevojshme të rindërtohet një sistem i balancuar, efikas dhe i qëndrueshëm evropian i sigurisë në përputhje me parimin e pandashmërisë së sigurisë.
Kjo është mënyra e vetme për të arritur stabilitet afatgjatë në Evropë, tha Wang, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme kineze./FolDrejt/