Një paralajmërim i fortë ka ardhur nga Kina në adresë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA-ve), transmeton Fol Drejt.
Në qoftë se këto të fundit vendosin t’i trimërojnë “Forcat e Pavarësisë së Tajvanit” duke i kaluar anijet luftarake nëpër ngushticat e republikës tajvaneze, mund të pësojë keq.
“Nëse SHBA përpiqet të shfrytëzojë kalimin e anijeve të saj luftarake nëpër ngushticat e Tajvanit për të trimëruar forcat e “pavarësisë”, ajo do të duhet të paguajë një çmim të rëndë për aktet e saj aventureske. Një veprim i tillë vetëm do të përshpejtonte rënien e “pavarësisë së Tajvanit”.
Ka thënë një zyrtar i lartë kinez gjatë një konference për media, transmeton Fol Drejt.
Sipas tij, “çdo mjet parandalues ushtarak është si “skrap metali” përballë “Murit të Madh të çelikut” të përbërë nga 1.4 miliardë kinezë. Truku i dërgimit të anijeve ushtarake nëpër ngushticat e Tajvanit është i përshtatshëm vetëm për ata që janë të fiksuar pas hegjemonisë.”
Tensionet ndërmjet Kinës dhe Tajvanit kohëve të fundit janë shtuar. Disa nga njohësit e zhvillimeve globale kanë thënë se Kina ka kohë që është duke u përgatitur për një pushtim të mundshëm të kësaj republike./FolDrejt/