Ministria e Tregtisë e Kinës njoftoi sot se vendi “kundërshton me vendosmëri” sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj disa kompanive kineze për shkak të lidhjeve të tyre të pretenduara me Rusinë, duke vlerësuar se kjo është një masë e paligjshme që kërcënon zinxhirin global të furnizimit.
Ministria kineze tha se Uashingtoni duhet të korrigjojë menjëherë “gabimet” dhe të ndalojë “ngarkimin e paarsyeshëm të kompanive kineze”, raporton Reuters duke cituar mediat në Kinë.
Pekini beson se kjo lëvizje e njëanshme e SHBA-së ndikon në sigurinë dhe stabilitetin e zinxhirëve të furnizimit global./FolDrejt/