Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës (CAC) njoftoi se 1.4 milionë postime në mediat sociale janë fshirë pas një hetimi dy mujor për dezinformimin e dyshuar.
CAC tha se mbylli 67,000 llogari të mediave sociale dhe fshiu qindra mijëra postime midis 10 marsit dhe 22 majit si pjesë e një fushate më të gjerë “korrigjimi”, raportoi Reuters.
Që nga viti 2021, Kina ka kërkuar të “pastrojë” hapësirën e saj kibernetike për ta bërë më të lehtë kontrollin e autoriteteve, transmeton Fol Drejt.