Kina do të rihapë kufijtë e saj për turistët e huaj për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë Covid-19 tre vjet më parë, duke lejuar që të gjitha kategoritë e vizave të lëshohen nga e mërkura.
Heqja e kësaj mase kontrolli ndërkufitar, e vendosur për të mbrojtur kundër Covid-19, vjen pasi autoritetet kineze shpallën fitoren ndaj virusit muajin e kaluar, raporton Reuters.
Sipas agjencisë britanike, në vitin 2019, të ardhurat nga turizmi ndërkombëtar përbënin vetëm 0,9 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të Kinës dhe burimet nga industria e turizmit nuk presin një fluks të madh vizitorësh në afat të shkurtër ose rritje të konsiderueshme ekonomike si rezultat, transmeton Fol Drejt.