Kina njoftoi sot se ka paraqitur një ankesë në Uashington lidhur me vizitën e paralajmëruar të Zëvendës Presidentit të Tajvanit William Lai në SHBA muajin e ardhshëm.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning tha në një konferencë për shtyp se Kina kundërshton çdo formë të mbështetjes për forcat separatiste që mbrojnë pavarësinë e Tajvanit, raportoi Reuters.
Zëvendësministri i Jashtëm i Tajvanit, Alexander Yue, tha sot në një konferencë për shtyp se zëvendëspresidenti i Tajvanit do të vizitojë SHBA-në gjatë rrugës për në Paraguaj dhe pas vizitës së tij në atë vend./FolDrejt/