Kreu i Qendrave të Kinës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Shen Hongbing, i bëri thirrje sot Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që të kthehet në atë që ai e quajti një pozicion “shkencor, të ndershëm” në gjurmimin e origjinës së COVID-19.
Në një konferencë për shtyp, Shen paralajmëroi OBSH-në të mos politizojë hetimin për burimin e virusit korona, i cili u zbulua për herë të parë në Kinën qendrore në fund të vitit 2019, që të mos bëhet, siç tha ai, “vegël e një vendi tjetër. “- njoftoi Reuters.
Ekziston një besim në rritje në SHBA se virusi korona ka rrjedhur nga një laborator në Wuhan, Kinë./FolDrejt/