Në kohën kur bëhen rreth një vit prej përhapjes botërore të virusit korona nga provinca kineze Wuhan, një studim i ri kinez tregon se infektimet në Wuhan ishin rreth dhjetë herë më të larta sesa shifrat zyrtare, informon foldrejt.com.
Studimi i Qendrës Kineze për Kontrolle Mjekësore dhe parandalimin e tyre, bëri të ditur se “testet e fundit tregojnë se 4.43 përqind e 34 mijë banorëve të Wuhanit kanë anti-trupa të Covid19.” Kjo nënkupton se në këtë provincë ka pasur rreth 500 mijë infektime, që është rreth dhjetë herë më e lartë sesa shifra zyrtare prej 50.354.
Shumë shtete e akuzojnë Kinën se ka fshehur rreziqet dhe simptomat e para të virusit famëkeq, duke u bërë fajtore për karantinimin e gjithë globit. Sikur Kina të ndante informacionet rreth virusit prej në 2019, rreziku do ishte shumë më i vogël./Foldrejt.com