Kina akuzon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg për “përhapjen e dezinformatave”, ndërsa ky i fundit ka thënë se Kina ka mbështetur luftën e Rusisë kundër Ukrainës në mes të presionit ndërkombëtar në rritje për të larguar Pekinin nga Moska, shkruan La Repubblica, transmeton Fol Drejt.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin u përgjigj në konferencën e përditshme se “akuzimi i Kinës për përhapjen e informacionit të rremë në lidhje me Ukrainën është vetë përhapja e dezinformatave. Pozicioni i Kinës është në përputhje me dëshirat e shumicës së vendeve dhe çdo akuzë dhe dyshim i pajustifikuar kundër Kinës do të mposhtet”.
Ndërkohë sot është raportuar për një ofensivë të re me raketa të Rusisë në Ukrainë, më konkretisht në qytetin e Karkiv-it./FolDrejt/