Një deklaratë e lëshuar pas takimit BE-Japoni në Tokio shprehu shqetësimin për situatën rreth ishujve të diskutueshëm në Detin e Kinës Lindore, të njohur si ishujt Senkaku, që ndodhen në territorin e Japonisë, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Një deklaratë e përbashkët e Bashkimit Evropian (BE) dhe Japonisë që përmend mosmarrëveshjen territoriale midis Kinës dhe Japonisë është një përpjekje për të ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian.
“Japonia dhe Bashkimi Evropian spekuluan në një konferencë shtypi në Tokio për çështje që lidhen me Kinën, duke shpifur dhe diskredituar vendin tonë, duke ndërhyrë në punët e brendshme të saj dhe duke provokuar një konflikt rajonal,” tha Zhao në një konferencë të rregullt për shtyp në Pekin./FolDrejt/