Kina është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin strategjik me Rusinë në mënyrë që të promovojë demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të ndërtojë një rend botëror më të drejtë dhe më racional, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin.
“Në vitin e ri, Kina është e gatshme të punojë me Rusinë për të forcuar lidhjet strategjike dhe për të thelluar bashkëpunimin praktik, me qëllim që të kontribuojë në avancimin e demokratizimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, në formimin e një rendi ndërkombëtar më të drejtë dhe më racional dhe për të lehtësuar ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin”, tha Wang, sipas TASS.