Kina është thellësisht e shqetësuar për njoftimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) për planin e Australisë për të blerë nëndetëse me energji bërthamore, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme kineze.
“Ne kundërshtojmë fuqimisht që tre vendet (Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Australia) të detyrojnë IAEA të bëjë një gjë të tillë”, tha zëdhënësi Wang Wenbin, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
Një ditë më parë, IAEA njoftoi se tre vendet e paktit AUCUS i kishin informuar për marrëveshjen dhe ritheksuan se detyrimet ligjore të këtyre vendeve ndaj mospërhapjes së armëve bërthamore janë thelbësore./FolDrejt/