World of Statistics përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka listuar vendet me numrin më të madh të automjeteve të shitura për vitin 2022 në nivel botëror, shkruan Fol Drejt.
Listës i prinë Kina me 26,864,000 automjete të shitura për vitin 2022, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 13,828,337 dhe India me 4,367,964 sosh.
Top pesëshja e parë përmbyllet nga Japonia me 4,167,590, Gjermania me 2,874,828 sosh.
Shitjet globale të automjeteve sipas vendeve në 2022:
Kina: 26,864,000
ShBA: 13,828,337
India: 4,367,964
Japonia: 4,167,590
🇩🇪Gjermania: 2,874,828
Brazili: 1,953,557
Mbretëria e Bashkuar: 1,896,259
Franca: 1,874,805
Koreja e Jugut: 1,652,305
Kanada: 1,551,409 /FolDrejt/