Pekini tha se kreu stërvitje ushtarake dje pranë Tajvanit, në përgjigje të “provokimeve” dhe “marrëveshjeve të fshehta” nga Shtetet e Bashkuara dhe autoritetet e ishullit, përcjell Fol Drejt.
Tajvani deklaroi gjithashtu se gjashtë avionë luftarakë SU-30 morën pjesë në stërvitje.
Kina e konsideron Tajvanin, me një popullsi prej 24 milionë banorësh, një nga provincat e saj dhe kundërshton çdo kontakt diplomatik të zyrtarëve tajvanezë me vendet e tjera./FolDrejt/