Kina ka nisur anijen e saj kozmike Shenzhou-15 nga shkretëtira Gobi, duke transportuar astronautë në stacionin e saj hapësinor të sapondërtuar Tiangong.
Do të jetë dorëzimi i parë i ekuipazhit të vendit në orbitë, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Tre astronautë do të jetojnë në stacion për gjashtë muaj, përpara se të zëvendësohen nga një ekuipazh tjetër.
Stacioni po bëhet posti i dytë i banuar përgjithmonë në orbitë, me Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor të udhëhequr nga NASA të parin.
Kina nuk është pjesë e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës dhe është përjashtuar që nga viti 2011 pasi Shtetet e Bashkuara e ndaluan NASA-n të ndërveprojë me vendin./FolDrejt/