Autoritetet kineze kanë ndaluar të gjithë restorantet hallall në kryeqytetin Pekin që të largojnë simbolet e mbishkrimit arab “Hallall”, në bazë të projektit të saj për “kineizimin” e muslimanëve në vend, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar në mediat ndërkombëtare.
Plot 11 restorante në Pekin janë informuar që të largojnë mbishkrimet e tyre përpara lokalit që lidhen me islamin – ose konkretisht ku shkruan fjala “hallall” në arabisht.
“Ata thanë se ky mbishkrim është kulturë e huaj dhe se duhet më shumë të përshtateni me kulturën kineze,” tha një menaxher në kushte anonimiteti.
Kina prej në 2016 ka filluar projektin e “përshtatjes” së Islamit me Kinën. Në këtë vend jetojnë rreth 10 milion muslimanë vendas, prej të cilëve një milion ndodhen në kampet e riedukimit – që në fakt u ngjajnë kampeve të përqëndrimit të kampeve famëkeqe të nazizmit dhe komunizmit stalinist.
Një ndër kërkesat e qeverisë kineze është që lutjet në xhamitë e vendit të kryhen në gjuhën kineze./Foldrejt.com