Kina ka lëshuar me sukses dy satelitë të serisë Macau Science 1 në hapësirë.
Satelitët u lëshuan nga raketambajtësja Long March 2C nga Kozmodromi Jiujiuen në Kinën veriperëndimore të dielën në orën 16:00 me orën e Pekinit, pas së cilës ata hynë në orbitat e tyre të synuara, raporton China Media Group (CMG), përcjell Fol Drejt.
Ishte misioni i 474-të i lëshimit të raketës së serisë Long March. Një satelit për eksperimentin shkencor Luođija-2 u dërgua gjithashtu në hapësirë.
Macau Science 1 përbëhet nga satelitë binjakë. Sateliti A mbart pajisje të tilla si një magnetometër me precizion të lartë për të zbuluar fushat magnetike të Tokës. Sateliti B është i pajisur, ndër të tjera, me një detektor grimcash me energji të lartë dhe një pajisje diellore me rreze X për të mbledhur të dhëna për hapësirën e jashtme.
Macau Science 1 ka aftësinë të plotësojë rezultatet e kërkimit të arritura nga satelitët European Swarm dhe sateliti i parë kinez sizmologjiko-elektromagnetik Zhangheng 1. Një kombinim i tillë kontribuon në një kuptim më të plotë të fushave magnetike dhe mjedisit hapësinor në gjerësi të ulëta të Tokës , si dhe monitorim më të lehtë të Anomalisë së Atlantikut Jugor (MSA).
Macau Science 1 është programi i parë satelitor hapësinor i zhvilluar në bashkëpunim midis Kinës kontinentale dhe Macau, njoftoi Administrata Kombëtare e Hapësirës së Kinës./FolDrejt/