Kryeministri kinez Li Keqiang të premten do marrë pjesë në samitin e ashtuquajtur 16+1 në qytetin kroat Dubrovnik. Numri dy i qeverisë kineze do takojë shefat e 16 shteteve të Europës qendrore, lindore dhe juglinodre, shkruan foldrejt.com duke u bazuar në median gjermane focus.de. Kryesisht Kina mundohet të investojë në infrastrukturë.
“Ne shpresojmë që rruga tonë e re e Mëndafshit do të lidhet edhe me Kroacinë,” tha kryeministri kinez Keqiang.
Mes 2007 dhe 2017 firmat kineze kanë investuar 12 miliardë euro në Serbi, Bosnjë, Malin e Zi, Maqedoninë Veriore, Shqipëri dhe Kosovë. Prej tyre, një e treta e investimeve është kryer në Serbi, kurse një e pesta në Bosnjë.
Sa i takon Kroacisë, momentalisht Kina ndërton një urë gjigante në Dubrovnik – 2.4 kilometra të gjatë, që do anashkalojë Bosnjën. Bashkimi Europian shfaq shqetësim për këto investime kineze, duke dyshuar për orientimin e këtij rajoni fragjil./Foldrejt.com