Kina ka akuzuar NATO-n se po i shtynë tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës drejt një pike kritike.
Në një konferencë të përditshme për mediat, Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian u kërkoi ShBA-ve që t’i marrin seriozisht shqetësimet e Kinës dhe të shmangin cenimin e të drejtave ose interesave të saj, në trajtimin e situatës në Ukrainë dhe lidhjet me Rusinë, raporton Reuters./FolDrejt/