Prej disa ditësh Kina ka izoluar gjithë banorët e provincës Wuhan, për shkak të një virusi tepër vdekjeprurës korona. Deri tani 26 persona kanë vdekur, kurse mbi njëmijë janë infektuar.
Ky virus mendohet se e ka origjinën nga një treg kafshësh dhe shpejt filloi të përhapet së pari në qytetin e 11 milion njerëzve, dhe më pas në qytetet përreth, por edhe në vendet fqinje.
Wuhan-i tashmë është në gjendje karantine, informon foldrejt.com.
Numri i viktimave sa vjen e rritet, e gjithashtu dhe i të infektuarve, duke çuar deri në një alarm global. Në vijim keni video sesi njerëzit vdesin nga ky virus në mes të rrugës.