Në momentin kur Kina ka probleme të mëdha me Hong Kongun dhe përgatit edhe opsionin ushtarak përkundër paralajmërimeve të Perëndimit, në anën tjetër tashmë shfaqet edhe një problem tjetër me Tajvanin – që Kina e pretendon si territorin e saj dhe poashtu e ka kërcënuar disa herë me luftë.
SHBA përgatit shitjen e 60 aeroplanëve ushtarak F-16 ndaj Tajvanitm me vlerë tetë miliardë dollarë. Kjo tregon se konflikti mes Uashingtonit dhe Pekinit po merr hov gjithmonë e më shumë, shkruan foldrejt.com.
Përpara se gjithçka të zyrtarizohet, duhet edhe votimi shumic në Kongres dhe Senat.
Kongresmenët që mbështesin këtë marrëveshje me Tajvanin, janë pro-shqiptari Eliot Engel dhe McCaul.
“Në kohën kur Republika e Kinës fuqizon agresionin ushtarak në rajon, duhet të bëjmë gjithçka, që të mbështesim miqtë tanë në gjithë botën,” thanë Engel dhe McCaul.
SHBA poashtu është ndër shtetet e pakta që ka reaguar kundër Kinës për kampet e përqëndrimit (ose riedukimit siç i quajnë komunistët kinezë) ndaj ujgurëve muslimanë./Foldrejt.com