Fol Drejt
E hënë, 2 Qershor, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home Pa Kategori

Kina në Serbi synon ta zë vendin e Rusisë

3 vjet më parë
in Pa Kategori
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Ditë më parë, gjashtë avionë transportues të Forcave Ajrore Kineze Y-20, u ulën në aeroportin ndërkombëtar “Nikola Tesla” në Beograd, duke mbartur sisteme raketore tokë-ajër FK-3 për ushtrinë serbe. Serbia do të jetë operatori i parë i raketave kineze në Europë dhe sistemi F-3, i krahasuar me versionin amerikan American Patriot dhe atë rus S-300, shënon një hap tjetër në përpjekjen e Pekinit për të përhapur ndikimin e tij në Perëndim.

Por kjo nuk është hera e parë që Beogradi merr ndihmë nga Kina. Pothuajse dy vite më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, erdhi në këtë aeroport për të mirëpritur një avion Airbus nga Kina, që mbante dërgesën më të madhe të ndihmave që ka marrë Serbia gjatë pandemisë së koronavirusit. Duke qëndruar pranë mjekëve kinezë dhe dërgesës së pajisjeve mjekësore, Vuçiç falënderoi presidentin kinez Xi Jinping, Partinë Komuniste të Kinës dhe popullin kinez: “Ne i falënderojmë ata me gjithë zemër”. Pothuajse menjëherë, Kina u bë miku më i madh i Serbisë në mediat e vendit. Një video e Vuçiç duke puthur flamurin kinez, u bë virale.

Lexoni edhe..

NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

“Uria” e përdorur si armë lufte nga Izraeli vrau 16 fëmijë në Gaza

Porosit Web Porosit Web

Me një popullsi prej pothuajse 8 milionë banorësh, Serbia është vendi më i madh në Ballkanin Perëndimor, një rajon që është kthyer në një qendër strategjike kineze, që mund të lidhë Portin e Pireut në Greqi, të cilin Kina e bleu në vitin 2016, me vendet e Europës Qendrore. Në të kaluarën, Serbia ka qenë anëtare kyçe e ish-Jugosllavisë, të cilën Joseph Stalin donte ta përfshinte si anëtare të bllokut të vendeve komuniste të udhëhequra nga BRSS-ja. Lidhjet historike të Serbisë me Rusinë, mbetën të qëndrueshme, duke u forcuar pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet 1990. Një sondazh i vitit të kaluar, zbuloi se 54% e qytetarëve serbë, e shohin Rusinë si një aleate dhe 95% e shohin atë si një aleate e domosdoshme. Vetëm 11% e konsiderojnë BE-në të tillë.

Edhe pse Serbia është zyrtarisht kandidate për anëtarësim në BE, presidenti i vendit nuk ka treguar ndonjë përkushtim të madh ndaj bllokut dhe vlerave të tij. Në fakt, marrëdhënia e tij me Brukselin ka qenë thjesht transaksionale, dhe si pjesë e kësaj qasjeje, ai ka ndërtuar lidhje të ngushta me Moskën dhe Pekinin, në mënyrë që të nxjerrë përfitime më të mëdha politike dhe ekonomike nga BE-ja, duke anuar nga Perëndimi në Lindje dhe anasjelltas, sa herë që i vjen përshtat. Kjo strategji duket se po funksionon mirë, siç tregohet nga fitorja e tij e madhe në zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë. Vuçiç, ish-ministër i Informacionit në qeverinë jugosllave të Slobodan Millosheviçit, fitoi 60% të votave, megjithëse shifra u kundërshtua nga opozita dhe vëzhguesit e pavarur. Që kur partia e tij erdhi në pushtet në vitin 2012, Vuçiç, ish-ultranacionalist i cili më parë ka shërbyer si ministër i Mbrojtjes dhe Kryeministër, gradualisht ka shtypur mediat dhe institucionet kryesore, duke marrë kontrollin e plotë të vendit.

Pyetja tani është se për sa kohë ai mund të vazhdojë trekëndëshin e tij gjeopolitik, veçanërisht duke marrë parasysh pushtimin e Ukrainës. Aktualisht, BE-ja është burimi kryesor i ndihmës financiare, investimeve të huaja dhe tregtisë për Serbinë, dhe madje edhe para krizës aktuale, Rusia nuk mund ta kishte zëvendësuar kurrë Europën si partneri kryesor ekonomik i Serbisë. Megjithatë, Serbia është pothuajse tërësisht e varur nga gazi rus për energjinë dhe ushtria e saj mban lidhje të ngushta me ushtrinë ruse. Për vite me radhë, Serbia ka marrë pjesë në lojërat e luftës ruso-bjelloruse-serbe të quajtura “Vëllazëria Sllave”, duke forcuar lidhjet sllave që datojnë që në epokën e Stalinit.

Por ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, Beogradi ka filluar të ndiejë presion për shkak të lidhjeve të forta me Rusinë. Edhe pse Serbia votoi në favor të rezolutës së OKB-së për të dënuar Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë dhe mbështetjen e integritetit territorial të Ukrainës, Beogradi e shmangu vendosjen e sanksioneve ekonomike kundër Moskës. Por teksa Rusia përballet me një periudhë të gjatë izolimi politik dhe trazirash ekonomike, strategjia e Beogradit për trekëndëshin duket gjithnjë e më e pazbatueshme dhe është vetëm çështje kohe derisa Serbia të detyrohet të zgjedhë një anë. Sidoqoftë, presidenti Putin mbetet i pëlqyer mes popullatës sllave në Serbi, kështu që reagimi i brendshëm kundër çdo politike antiruse do të ishte i madh, sipas analistëve serbë. Realiteti ekonomik është se Vuçiç nuk ka zgjidhje tjetër veçse të mbajë anë, ose me Brukselin ose me Pekinin.

EuropaKinaRusiaSerbia
Të fundit
“Bad News Eagle” pëson disfatën e parë në CS:GO Major Ligë
 20:23 | 09 Maj 2022
Edhe një miliarder rus vdes në rrethana të paqarta
 20:18 | 09 Maj 2022
VIDEO| Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, sulmohet me vezë
 20:06 | 09 Maj 2022
Papa Françesku shtyn vizitën në Liban për arsye shëndetësore
 19:55 | 09 Maj 2022
Turqia: Kemi rezerva gazi për 45 vjet, mund të mbulojmë nevojat globale
 19:54 | 09 Maj 2022
‘The Times’ analizon fjalimin e Putin| Pa strategji për luftën, por deklarata patriotike e nacionaliste dhe…
 19:35 | 09 Maj 2022
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Shoferi që përplasi çiftin dhe foshnjen 3-muajshe, ishte i droguar dhe me vajzën e tij të mitur në veturë

Lajmi tjetër

Isa Mustafa flet për operimin e Vjosa Osmanit në Turqi

Të ngjajshme

LAJME

NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

9 Mars, 2025
Pa Kategori

“Uria” e përdorur si armë lufte nga Izraeli vrau 16 fëmijë në Gaza

5 Mars, 2024
Pa Kategori

FOTO/ Policia kërkon ndihmën e qytetarëve në kapjen e këtij personi

16 Shkurt, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM