Kina njoftoi sot se ka kryer një test të suksesshëm të përgjimit të raketave me rreze të mesme veprimi me bazë tokësore, duke demonstruar përparimin e aftësive të saj ushtarake për të rrëzuar raketat që vijnë nga hapësira.
Ministria e Mbrojtjes e Kinës njoftoi se operacioni u krye të premten vonë në mbrëmje në territorin kinez dhe se “qëllimi i dëshiruar i testit” u arrit, raporton AP.
Në deklaratë saktësohet se testi ka qenë i karakterit mbrojtës dhe nuk ka pasur për qëllim asnjë shtet, por nuk jepen detaje të tjera, p.sh. nëse raketa ka goditur në të vërtetë objektivin, sa raketa interceptues janë lëshuar dhe ku kanë rënë./FolDrejt/