Kina duket që nuk do të ndryshojë kurs për sa i përket Rusisë, përkundër që kjo e fundit ka filluar një agresion ndaj Ukrainës.
Sipas Skynews, Ministria e Jashtme e Kinës ka siguruar Rusinë se do të vazhdojë të rrisë “koordinimin strategjik” me vendin, pavarësisht nga paqëndrueshmëria ndërkombëtare.
Për më shumë Le Yucheng, zëvendësministër i punëve të jashtme, ka siguruar se pritet të shënohet rritje prej 30% në tregtinë midis dy vendeve në fillim të këtij viti.
“Pavarësisht se si mund të ndryshojë peizazhi ndërkombëtar, Kina do të vazhdojë të forcojë koordinimin strategjik me Rusinë dhe të mbrojë interesat e përbashkëta të dy vendeve”, thuhet në deklaratë./FolDrejt/