Zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës ka reaguar ndaj informacionit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikojnë t’i shesin Tajvanit armë me vlerë 619 milionë dollarë, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Ndër të tjera, zëdhënësi Tan Kefei tha se shitja e armëve amerikane në Tajvan është një ndërhyrje e rëndë në punët e brendshme të Kinës dhe një shkelje serioze e “Parimit të Një Kine” dhe dispozitave të tre komunikatave të përbashkëta midis Kinës dhe ShBA-së të datës 17 gusht vitin e kaluar.
“Ushtria Popullore Çlirimtare Kineze është gjithmonë e gatshme të kundërshtojë të gjitha provokimet e “pavarësisë” dhe ndërhyrjes nga faktorë të jashtëm dhe të mbrojë me vendosmëri sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial,” tha Tan.
“Ne kërkojmë që Shtetet e Bashkuara të ndalojnë shitjen e armëve për Tajvanin, të ndalojnë kontaktet ushtarake dhe të ndalojnë ndërhyrjen në çështjen e Tajvanit dhe përshkallëzimin e tensioneve në ngushticën e Tajvanit”, përfundoi zëdhënësi ushtarak kinez.
Administrata e presidentit amerikan Joe Biden miratoi më parë një shitje të mundshme armësh prej 619 milionë dollarësh për Tajvanin, duke përfshirë qindra raketa për avionët luftarakë F-16.
Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha se shitja e mundshme “është në përputhje me Aktin e Marrëdhënieve me Tajvanin dhe politikën tonë afatgjatë “Një Kinë”, në të cilën “Shtetet e Bashkuara i vënë në dispozicion Tajvanit produktet dhe shërbimet e mbrojtjes të nevojshme për t’i mundësuar atij aftësi vetëmbrojtëse të mjaftueshme. /FolDrejt/