Partia Komuniste në pushtet e Kinës ka paralajmëruar për rreziqet që vijnë nga përparimet në inteligjencën artificiale, ndërsa bëri thirrje për masa të shtuara të sigurisë kombëtare.
Në një takim të kryesuar nga kreu i partisë dhe presidenti Xi Jinping të martën, u bë një thirrje për “përpjekje të përkushtuara për të ruajtur sigurinë politike dhe për të përmirësuar të dhënat e internetit dhe menaxhimin e sigurisë së inteligjencës artificiale”, raportoi Xinhua, raportoi AP, përcjell Fol Drejt.
Xi, i cili është kreu i shtetit të Kinës, komandanti ushtarak dhe kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Partisë, theksoi në takim se duhet ditur rrethanat e ndërlikuara dhe sfiduese me të cilat përballet siguria kombëtare./FolDrejt/