Ministri i Mbrojtjes i Kinës tha se nëse dikush guxon të ndajë Tajvanin, ushtria kineze me siguri do të jetë gati për të luftuar, nuk do të lejojë ndarjen e Tajvanit apo të arrijë pavarësinë e tij.
Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Mbrojtjes, Wu Jian tha sot se ushtria kineze do t’i rezistojë përpjekjeve për të ndarë Tajvanin nga Kina dhe për të arritur pavarësinë, “edhe me çmimin e luftës”.
Në margjinat e konferencës ndërkombëtare të sigurisë në Singapor, u zhvillua një takim dypalësh midis ministrit kinez të Mbrojtjes Wei Fenghe dhe shefit të Pentagonit Lloyd Austin./FolDrejt/