Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës ka ardhur dhe reagimi i parë nga Kina. Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi ka deklaruar se “KIna respekton sovranitetin territorial të të gjitha shteteve”.
“Por në të njëjtën kohë kanë parë me detaje çështjen e Ukrainës që nga zanafilla e saj historike, që është shumë komplekse! Po ashtu kuptojmë dhe shqetësimin legjitim që ka Rusia për sigurinë”, është shprehur Wang Yi.
Këtë mesazh sipas Sky Tg, ministri i Jashtëm I Kinës mësohet se e ka shprehur këtë qëndrim gjatë telefonatës që ka patur me homologun rus, Sergei Lavrov.
Ai ku mësohet se ka shtuar se: ”Kina kërkon që të braktiset mentaliteti i Luftës së Ftohtë, që është një mekanizëm sigurie i Europian dhe i ekuilibruar, efikas dhe që duhet të formohet për përmjet dialogut dhe negociatave”./FolDrejt/