“Procesi i përgatitjes së një rezolute për pezullimin e anëtarësimit të Rusisë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut nuk ishte i hapur dhe transparent, nuk pati konsultime me të gjitha shtetet anëtare dhe një qasje e tillë vetëm sa do të përkeqësonte ndarjen në Këshill”, tha Ministria e Jashtme kineze.
Ai vlerësoi se një qasje e tillë vetëm sa do të thellonte përçarjen mes shteteve anëtare, do të rriste kontradiktat mes palëve dhe do t’i hidhte benzinë zjarrit. Zhao theksoi se kjo nuk do të kontribuojë në de-përshkallëzimin e konfliktit dhe bisedimet e paqes.
Ai shtoi se Kina kundërshton politizimin e çështjeve të të drejtave të njeriut dhe kundërshton përdorimin e çështjes për të ushtruar presion mbi vendet e tjera./FolDrejt/