Nga sot Kina ka pezulluar importin e të gjitha produkteve detare me origjinë nga Japonia, njoftuan doganat kineze.
Dogana deklaroi se do të vazhdojë të monitorojë situatën në lidhje me çlirimin e ujit të pastruar radioaktiv nga termocentrali japonez “Fukushima” dhe të rregullojë masat përkatëse rregullatore, njoftoi Reuters.
Japonia filloi sot lëshimin e ujit të pastruar radioaktiv nga termocentrali i shkatërruar “Fukushima” në Oqeanin Paqësor.