Kina ka njoftuar se do të dërgojë një të dërguar në Ukrainë dhe Rusi javën e ardhshme për të “promovuar bisedimet e paqes”.
Vendet perëndimore i shohin me skepticizëm përpjekjet e Pekinit për ta portretizuar veten si paqebërës në dritën e partneritetit të tij me Moskën, përcjell Fol Drejt.
“Përfaqësuesi special i qeverisë kineze për çështjet euroaziatike, Li Hui, do të vizitojë Ukrainën, Poloninë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë nga 15 maji për të komunikuar me të gjitha palët për një zgjidhje politike të krizës në Ukrainë”.
Vizita e përfaqësuesit kinez në vendet përkatëse është një tjetër manifestim i përkushtimit të Kinës për nxitjen e bisedimeve të paqes. Kjo tregon plotësisht se Kina qëndron me vendosmëri në anën e paqes”, tha Wang Wengbin, një zëdhënës i ministrit të jashtëm kinez./FolDrejt/