Qeveria kineze po përpiqet të inkurajojë industrinë vendase që të integrohet më mirë në zinxhirin global të furnizimit përmes “hapjes së nivelit të lartë” dhe të nxisë sektorin e saj të prodhimit.
Nisma vjen pasi fitimet në kompanitë industriale kineze ranë me 22.9 për qind në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me një vit më parë, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Prodhimi vendas i Kinës është përpjekur për një kohë të gjatë të rikuperohet nga pandemia Covid-19 dhe të rifitojë ndikimin e tij në tregun global, ndërsa vendet perëndimore po përpiqen të mbështeten më pak te furnizuesit kinezë./FolDrejt/