Në prill 2012, Kina inicoi platformën 16+1 për t’u afruar me 16 shtete europiane, prej të cilave 11 shtete anëtare të BE dhe pesë tjerat pjesë e Ballkanit.
Prej atëherë janë rritur shkëmbimet tregtare mes Kinës dhe këtyre vendeve por edhe vizitat e ndërsjellta mes përfaqësuesve të lartë politik të vendeve respektive.
“Në kohën kur Rusia luan kartën e vëllazërisë sllave, problemet e saja ekonomike nuk ia mundësojnë shumë shtrimin e ndikimit. Por kjo dallon për Kinën që ka një buxhet vjetor prej 12 trilion dollarësh. Rreth tre përqind të të ardhurave Kina i investon në rajon, duke financuar kompani kineze në ndërtimin e infrastrukturës – që për krahasim nga BE – është rreth dy të tretat e shumës,” shkruan për Al Jazeera, Dimitar Bechev, duke aluduar në frikën e shtrimit të ndikimit kinez në BE.
Fjala vjen, në Serbi, prej investimeve të huaja Kina përbën 20 përqind të shumës, kurse vetëm para pak vitesh kjo shifër ishte 6 përqind.
Poashtu banka kineze Exim Bank financon ndërtimin e hekurudhës mes Beogradit dhe Budapeshtit me vlerë $1.5 miliardë.
Poashtu Serbia ka kërkuar stërvitje të përbashkëta ushtarake me Kinën dhe shkëmbimi tregtar nga 2005 në 2016 është trefishuar në 1.6 miliardë dollarë.
Sipas “disa vëzhguesve” Serbia po “kthehet në derën e hapur kineze për Ballkanin”.
Por Kina nuk është ndalur vetëm në Serbi. Prej 2009 ajo menaxhon portin grek të Pireus (afër Athinës) si dhe nga 2017 portin e Selanikut.
Në Kroaci Kina ndërton një urë të gjatë 2.4 kilometra që do lidh gadishullin Peljesac me fshatin Komarna – të dyja në detin Adriatik – për të shmangur Bosnjën.
Kina poashtu ndërton projekte infrastrukturore në Malin e Zi dhe Maqedoninë Veriore.
Në Tuzla të Bosnjës, është filluar ndërtimi i një planti termal me kredi të bankës kineze Exim me vlerë 777 milion dollarë. Ky rast është i veçantë ku në Bosnjën e ndarë mes etnive të ndryshme, përherë të parë bëhen bashkë në parlament. Pra duket që paratë kineze kanë diciplinuar më shumë nacionalistët boshnjakë sesa mësimet e perëndimorëve.
Bullgaria poashtu ka ftuar Kinën për të investuar në fushën energjitike.
Kjo tregon se padyshim tensionet mes Perëndimit dhe Kinës do shfaqen në të ardhmen e afërt në periferinë e Europës./Foldrejt.com