Ata ishin të ngarkuar me armë të sofistikuara kundërajrore tokë-ajër të tipit HQ-22.
Gjithë ky zhvillim u cilësua gjysmë-sekret dhe u bë publik vetëm përmes burimeve të mediave ndërkombëtare, njofton Klan Kosova.
Atë e konfirmoi tek të dielën Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës, duke mohuar se furnizimi lidhet me situatën e krijuar nga lufta në Ukrainë.
“Është një projekt në kuadër të planit tonë vjetor të bashkëpunimit. Shpresojmë që mediat përkatëse të mos e teprojnë. Ky projekt nuk synon asnjë palë të tretë dhe nuk ka asnjë lidhje me situatën aktuale”, tha Zhao Lijian, zëdhënës i kësaj ministrie.
Për më tepër, Serbia ka paralajmëruar edhe blerje të dronëve, kësaj here nga Turqia dhe aeroplanëve luftarak francez
Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, këtë pasurim ushtarak të Beogradit, po e sheh si kërcënim për Kosovën e gjithë rajonin.
Veç Kosovës, sipas njohësit të sigurisë, Fadil Kajtazi, pajisjet e marra nga Pekini janë mesazh edhe për shtetet tjera të rajonit si Kroacia, pasi kjo e fundit posedon aeroplanë ushtarak.
Këta thonë se qeveria në Prishtinë duhet të reagojë me diplomaci ndaj kësaj situate.
Sistemi raketor kinez cilësohet si kopje e atij rus S-300, por me rreze më të shkurtër veprimi. Serbia tashmë është shteti i parë në Evropë që posedon raketa kineze.